Sport Club Gjilani dhe futbollisti Marko Martinaga kanë arritur marrëveshje për të ndërprerë bashkëpunimin mes palëve.
“Klubi ka mirëkuptuar kërkesën e 26-të vjeçarit për të synuar një ambient të ri, me ç’rast do të kishte më shumë hapësira për lojë”, thuhet në njoftim të skuadrës kuqebardh.
Klubi vlerëson se Martinaga, pasi iu bashkua Gjilani në fillimin e edicionit, gjatë kësaj periudhe dha kontributin e tij në skuadër, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.
“Gjilani e falënderon Marko Martinagan për angazhimin dhe kulturën e lartë sportive të cilën e ka treguar në këto muaj qëndrimi te ‘kuqebardhët’ duke i uruar shumë suksese dhe mbarësi në të ardhmen e tij profesionale”, thuhet në njoftim /2LONLINE/