DYLON

Selver Xhelili, kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës – 83

Selver Xhelili, kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës – 83
Avatar photo Redaksia

Selver Xhelili, kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës – 83

Me shumë krenari dhe përgjegjësi, jam kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, me numrin 83, në listën e PDK-së – partisë së çlirimtarëve, lirisë, pavarësisë dhe transformimit të Kosovës me shkolla, autostrada e rritje pagash. Numri 83 për mua, ka një kuptim të veçantë dhe simbolik.

Numri 83 është një lidhje e fortë me një brez që është lindur pas viteve të ’80-ta, i cili ka kaluar përmes sfidave dhe ka kontribuar në formësimin e një Kosove moderne, të hapur dhe me mundësi për të gjithë.

Numri 83 është një reflektim i energjisë, rinisë dhe të ardhmes së Kosovës, përfaqësim i një gjenerate që ka parë ndryshime historike dhe tani është e gatshme të marrë përgjegjësinë për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës me vizion, angazhim dhe drejtësi.

Me numrin 83, besoj se do të përfaqësoj më së miri interesat e qytetarëve të Gjilanit, Anamoravës e Kosovës dhe do të punoj për një Kosovë ma të mirë e të zhvilluar ekonomikisht dhe me shpresë për brezat që vijnë.

Faleminderit të gjithëve!

Faleminderit 83 herë për besimin e dhënë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.