Me t’u kthyer nga Turqia, SC Gjilani i është përvishur punës dhe përgatitjeve parasezonale intensive. Në kuadër të fazës përgatitore, sot është zhvilluar ndeshje miqësore mes ekipeve të Anamoravës, SC Gjilanit dhe FC Vitisë, shkruan 2LONLINE.com.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. Të parët që avancuan ishin “kuqebardhët”, me anë të Tomislav Busic.
Kurse, në minutat e fundit të ndeshjes Vitia e barazoi rezultatin.
Për Gjilani kjo ishte miqësorja e pestë, ku tri prej tyre i ka fituar, një barazuar dhe një është mposhtur.
Gjilani u paraqit me këtë formacion: Ruci, Shameti, Veliu, Halili, Frashëri, Jonuzi, Useini, Shabani, Progni, Nikac, Busic.