SC Gjilani është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Kosovës të Futbollit me një mijë euro. Po ashtu është dënuar edhe drejtori sportiv i klubit, Sevdail Robelli me 300 euro.
Vendimet e Komisionit Disiplinor
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.03.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
SC ”Gjilani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes disa persona (shikues) të paautorizuar hynë në fushën e lojës, ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Po ashtu edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët kanë shkuar të vetura, prap disa persona ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojn gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve policor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani –Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Drejtori sportiv i SC ”Gjilani”, Sevdail Robelli. Pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve dhe lojtarëve të skuadrave. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).….
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 29.03.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë: 29.03.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku