Është zhvilluar java e 23-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, pas një pauze gati tri mujore për shkak të pandemisë botërore, COVID – 19.
Drita ka triumfuar dje ndaj Flamurtarit me rezultat të ngushtë 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, derisa sot SC Gjilani po në këtë stadium ka barazuar me Trepcën 89’ (1:1).
Ballkani dhe Gjilani nuk kanë arritur të rikthehen në kampionat ashtu siç e kishin parashikuar, pasi me barazim ka perfunduar edhe ndeshja Ballkani-Drenica në Suharekë.
Trepça’89 nuk u dorëzua në Gjilan, duke arkëtuar një pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë. Të parët në epërsi kaluan gjilanasit me golin e Fiton Hajdarit në minutën e 40-të nga penalltia.
Mirëpo, baraspeshën në rezultat e riktheu sulmuesi i Trepçës’89, Arb Manaj, me golin e shënuar në minutën e 55-të. /2LONLINE.com/