Sport Club Gjilani ka bërë me dije se në radhët e saja do të jetë i angazhuar futbollisti Egzon Sinani.
“Sinani i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e Klubit Futbollistik Ballkani, derisa në të kaluarën ka qenë gjithashtu pjesë e Klubit Futbollistik Llapi. Në edicionin e fundit ka fituar titullin kampion dhe ka zhvilluar disa paraqitje në arenën ndërkombëtare me klubin nga Suhareka”, thuhet në komunikatën zyrtare të SC Gjilanit.
Më tej ,thuhet se 28 vjeçari është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit dhe se të gjithë në SC Gjilani i kanë uruar mirëseardhje Egzonit dhe i dëshiruan sukses në objektivat që klubi ka vënë para për vazhdimin e projektit. /2LONLINE/