DYLON

Kryetari Hyseni pret një grup të nxënësve të shkollës Hello Academy of Education

Kryetari Hyseni pret një grup të nxënësve të shkollës Hello Academy of Education
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, pritën nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Hello” me mësimdhënëset e tyre.

Interesimi për koncertin e fëmijëve në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” dhe pyetjet e tyre të shumta rreth qeverisjes lokale e bënë këtë takim shumë të këndshëm.

EkoHigjiena

“Ftojmë nxënësit e të gjitha institucioneve shkollore të qytetit të na bashkohen më 29 Janar nga ora 14:00 në Teatrin e Qytetit, në koncertin e fëmijëve i cili tubon artistë të vegjël të cilët u këndojnë heronjve, i këndojnë vendit dhe botës së tyre fëmijërore”, është shprehur, ndër të tjera, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.