MBI GJENDJEN E FURNIZIMIT ME UJË, PLANIN E REDUKTIMEVE DHE PUNIMET NË HAPJEN E PUSEVE TE KAZERMA E FSK-së DHE NË LAGJEN FIDANISHTE.
Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë me sasinë e ujit me të cilen momentalisht jemi duke furnizuar konsumatorët:
• FPU Përlepnicë : 30 L/S
• Guri i Hoxhës: 32 L/S
• FPU Velekincë: 64 L/S
• Baja: 20 L/S
• Pusi nr. 1 te FSK-ja: 10 L/S
Ju njoftojmë po ashtu se punët teknike janë kryer edhe te pusi nr. 2 te kazerma e FSK-së, ka mbetur vetëm pranimi i analizave përfundimtare kimiko-fizike dhe injektimi i ujit në rrjetin primar.
Punimet te pusi nr. 3 te FSK-ja kanë filluar dhe shumë shpejtë do të kryhet edhe instalimi i sistemit të pompimit, ku së bashku të tre puset do të shtojnë kapacitetin e furnizimin mbi 25 L/S.
Në lagjen Fidanishte kemi filluar me hapjen e dy puseve të cilat gjithashtu do të kyqen me rrjetin primar të furnizimit.
Më poshtë e gjeni të bashkangjitur orarin e reduktimeve të ujit.
Hidromorava: NJOFTIM – PLANI I REDUKTIMEVE
Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” Sh.A, Gjilan
Departamenti Teknik
www.kru-hidromorava.com
[email protected]
Tel: 0280-326-980, Mob: 044-983-071, Kujdestaria: 044-719-713