(2L ONLINE) – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, edhe gjatë ditëve të vikendit ishte e angazhuar për sanimin e rrugëve të dëmtuara gjatë shirave të fundit. Është aftësuar për qarkullim rruga Kamenicë – Gogolloc, e cila ishte e dëmtuar rëndë,si dhe në shumë vende rruga kishte qenë e mbuluar me dhe e shkëmbinj.
Ky fshat i banuar me popullatë serbe, i kishte njoftuar organet komunale për gjendjen e krijuar në rrugën që ata qarkullojnë. Brenda ditës është aftësuar plotësisht rruga për qarkullim .Vendin e punimeve e kishin vizituar, nënkryetari i komunës për komunitete , Dragisha Saviq dhe shefi i zyrës për komunitete e kthim ,Dejan Bllagojeviq,.
Fshatarët u kishin shprehur falënderime për udhëheqjen komunale, e cila vazhdimisht po tregon interesim për zgjidhjen e problemeve të tyre./2L ONLINE/
/fotoilustirm/