Kryetari në ardhje i Gjilanit, Sami Kurteshi, i shoqëruar nga deputetja Besa Baftiu e kandidatët për këshilltarë komunal kanë vizituar kompaninë Flexograf.
Kryetari Kurteshi u njoh me punën që po bëhet në këtë kompani mjaftë të suksesshme, ndërsa u zotua për lehtësira ekonomike për bizneset private që prodhojnë e punësojnë qytetarë të Gjilanit.
Përndryshe, Flexograf është kompani mjaftë e suksesshme e cila ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të shtypit të ambalazheve për produktet ushqimore dhe jo-ushqimore.
Pas 22 tetorit, sigurisht do të shihemi shumë shpesh me bizneset, pasi kemi program konkret për të ndihmuar e mbështetur në mënyrë që të rritet prodhimi, e në ndërkohë rritet edhe numri i të punësuarëve.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan
Sponsorizuar nga Vetëvendosje