Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan bënë të ditur se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, kanë pranuar vetëm një Deklaratë Kandidature.
Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Gjilanit është dorëzuar nga Sami Kurteshi dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni.
Zgjedhjet e brendshme nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – do të mbahen nesër, e mërkurë, 9 gusht 2017.
Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Sami Kurteshi në shtatë vendvotimet të hapura:
1. Në zyre të Qendrës së LV – do të votojnë të gjithë anëtarët e pikave të qytetit, dhe pika e fshatit Velekincë.
2. Bresalc – në këtë vendvotim do të votojnë anëtarët e pikave: Bresalc, Kishnapole, Gadish, Ponesh dhe Verbicë e Zhegocit.
3. Cërnicë – në këtë vendvotim do të votojnë anëtarët e pikave: Cërnicë, Gumnisht dhe Vrapqiç.
4. Livoç i Ulët – anëtarët e pikës Livoç i Ulët.
5. Miresh – anëtarët e pikës Miresh
6. Përlepnicë – në këtë vendvotim do të votojnë anëtarët e pikave: Përlepnicë, Kmetovc, Shillovë dhe Verbicë e Kmetovcit.
7. Zhegër – në këtë vendvotim do të votojnë anëtarët e pikave: Zhegër, Lladovë, Llashticë Haxhaj, Nasalë, Selishtë dhe Shurdhan.
“E ftojmë anëtarësinë që të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces zgjedhor dhe të shprehin vullnetin e tyre lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftimi ne Vetëvendosjes, Komisioni Zgjedhor Ad Hoc .
Të gjitha vendvotimet do të hapen nga ora 14:00 dhe do të mbyllen në ora 20:00.