Sadat Salihu, kryetar i Pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në fshatin Miresh (Dobërçan), të Gjilanit, ka thënë se ashtu siç treguan rezultate fascinuese në zgjedhjet nacionale ashtu do të tregojnë edhe në zgjedhjet lokale dhe janë shumë arsyeje pse Lëvizja Vetëvendosje do të jetë fituese edhe në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.
Salihu ka përmendur si shembull rezultatet në Miresh, por ai ka shtuar edhe faktin se si mirëmbahet mirë ky fshat, por pa ndihmën qeverisjes së Lutfi Hazirit.
“Panorama e fshatit tonë Miresh në ditët e verës është për çdo lakmi. Vullneti i qytetarëve për ta mirëmbajt fshatin me përkujdes maksimal të shoqatës së fshatit “17 Shkurti”, bën që të jetë një fshat i bukur për të jetuar. Mungesën e përkrahjes komunale nuk e ndiejnë fshatarët sepse janë vet punëtorë dhe nuk i bien ne gjunjë qeverisjes komunale papunëtore”, ka thënë Salihu, shkruan 2LONLINE.
Sipas tij, qytetarët punëtorë e të vyeshëm të këtij lokalitetit, i treguan qeverisjes Haziri në Gjilan edhe në zgjedhjet nacionale, ku Vetëvendosje e la shumë larg partinë në pushtet, se janë duke i parë për çdo ditë dështimet e kësaj qeverisjeje dhe se ndryshimin e bëjnë vet sikurse që ndryshuan pamjen e fshatit për të mirë.
“Kryetari tash më në ikje, Lutfi Haziri, pa projekte të realizuara në fshat sigurisht se nuk merr guximin t’i takojë qytetarët sepse s’ka me çka t’iu dal në takim. Por, në zgjedhjet lokale, ne do të dalim fitues, dhe do t’iu dalim në krah fshatarëve për: Mirëmbajtje të fshatit, mirëmbajtjen e Parkut (ku që një vit nuk interesohet fare komuna), për infrastrukturën, për Ujin, për bujkun, për afaristët. Po ashtu për diasporën e madhe të fshatit dhe pritjen e tyre në mënyrën më dinjitoze, për rikthimin e shërbimeve postare të mbyllura nga ky pushtet, për rikthimin e leximit, e ndalur edhe gazeta ditore, për ndriçimin e fshati.. Do të riaktivizojmë këshillin e fshatit, për t’u kujdesur për të gjitha këto halle të lartcekura dhe nuk do të lejojmë fshatin të stërkeqet për teke dy-tre individëve, jarana të Lutës” ka thënë Salihu.
Ai tha se me fitore të Vetëvendosjes, do ti kthehet dinjiteti qytetarëve të fshatit që treguan edhe në zgjedhjet e fundit, besimin që e kanë ndaj Lëvizjes.