Ditë më parë, FC Drita prezantoi mbrojtësin e ri të klubit Hajdin Salihu i cili erdhi nga Lokomotiva Zagreb për t’iu bashkangjitur skuadrës bardh e kaltër.
“Së pari dua ta falënderoj FC Dritën për interesimin tim, ndihem shumë i lumtur që kam ardhë në një klub shumë të organizuar dhe me shumë profesionalizëm. Më së miri e dëshmojnë këto 6-7 vitet e fundit ku paraqitet në arenat ndërkombëtare në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar mbrojtësi i Dritës, Hajdin Salihu.
Ai ka falënderuar edhe bashkëlojtarët për mikpritjen shumë të ngrohtë.
“Ju premtoj që do të mundohem të jap maksimumin që klubi të shkoj sa më larg në ndeshjet ndërkombëtare si dhe në Superligën e Kosovës. Drita shndritë me trofe, dhe këtë do ta bëjmë së bashku edhe me lojtarin tonë të 12-të Intelektualët që janë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Salihu.