DYLON

CCNO me aktivitetet e saja sjellë frymë të re mbi rolin dhe rëndësinë e OJQ-ve në Gjilan

CCNO me aktivitetet e saja sjellë frymë të re mbi rolin dhe rëndësinë e OJQ-ve në Gjilan
Avatar photo Redaksia

CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations, po sjell frymën e re mbi rolin dhe rëndësinë e Organizatave të Shoqërisë Civile në Gjilan, duke sjellur aktivitete tejet të rëndësishme mbi jetën sociale, me struktura profesionale, me aktivistë e pjesëmarrës profesional.

***

EkoHigjiena

Sot, realizuam Diskutimin me temën

“A ndihemi të huaj në trupat tanë?” nga sociologia, poetja dhe politikania, Sibel Halimi.

Nën moderim të Rozaf Ramizit, në një diskutim të hapur u shtjelluan  ndërlidhshmëria e trupit me politikën dhe konsumerizmin.

Diskutimi u përqendrua edhe në studimet sociologjike të trupit dhe politikës, duke u ndalur te çështjet si: kontrolli politik i trupit, çlirimi i trupit nga pushteti politik, shfrytëzimi i trupit në politikë, ndikimi i politikave të trupit në formimin e identitetit individual dhe kolektiv, trupi si fushë e protestave politike dhe simbolikat politike të trupit.

Poashtu u shtjellua edhe perceptimi i të bukurës  tek gratë dhe vajzat, të kuptuarit e vlerësimit të trupit; qëndrimet rreth imazhit të trupit që ndihmojnë në dekonstruktimin e standardit të trupave të idealizuara të grave dhe vajzave në Kosovë., thuhet në njofitmin e CCNO-së lidhur me aktivitetin e ditës së sotme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.