Drejtori I Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Viti, Valmir Sahiti ka bërë me dije se ka vizituar Stadiumin “Ibrahim Kurteshi” në Pozheran për t’i parë nga afër punimet në këtë stadium.
“Kam komunikuar me të gjithë akterët duke kërkuar dinamikë më të lartë të punimeve dhe përfundim sa më të shpejt të tyre”, ka thënë Sahiti.
Ai shtoi se Pozherani e meriton një stadium modern si një lokalitet me traditë sportive.
“Stadiumi “Ibrahim Kurteshi” së shpejti do jetë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë drejtori i DKRS-së në Viti, Valmir Sahiti. ///2LONLINE/.