Sadat Pajaziti është bërë me skuadër të re. Trajneri i mirënjohur ka marrë drejtimin e Dardanës, që garon në Ligën e parë.
Prezantimi i tij u bë sot para ndeshjes me Vitinë.
Pajaziti më herët ka drejtuar skuadrat e Dritës, Gjilanit, Drenicës, KEK-ut, ndërsa së fundi ishte tek Vëllaznimi.
Tek Dardana ai do të zëvendësojë Erdin Hashanin, i cili dha dorëheqje.