Në kuadër të programit të festave të nëntorit, në muzeun e qytetit në Gjilan, u hap ekspozita tradicionale “Salloni I Gjilanit-2020”, edicioni i nëntë, organizuar nga Shoqata e Arteve Pamore në Gjilan, dhe e mbështetur nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
“Duke e marrë parasysh gjendjen me të cilën po përballemi, në këtë ekspozitë në kushte të pandemisë u prezantuan 17 artistë me nga dy punime nga katër shtete Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina. Shoqata i nderoi me mirënjohje për pjesëmarrje gjithë artistët”, ka bërë me dije Deniza Limani, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, transmeton 2LONLINE.com.
Përndryshe, Çmimi “Salloni i Gjilanit” 2020 këtë herë u takoi:
1. Sabri Rushiti për Grafikë (Gjilan),
2. Leoneta Avdyli për pikturë ( Bujanoc) dhe
3. Adem Kqiku për pikturë (Kamenicë).
Ekspozita për vizitorë do të jetë e hapur deri më 4 dhjetor. /2LONLINE.com/