Në periudhën e pandemisë është e zakonshme që të ndiheni në anksiozitet, duke pasur parasysh që rekomandimi i përgjithshëm është që të qëndroni në shtëpi dhe të mos dilni pa pasur nevojë të domosdoshme.
Jo vetëm që përdorimi i alkoolit kundër anksiozitetit nuk është i mirë për shëndetin tuaj mendor, por ekspertët thonë që në atë mënyrë mund të dobësoni sistemin tuaj të imunitetit, ndërsa kjo është më e pakta që dëshirojmë të bëni gjatë pandemisë globale.
Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit mund të shkaktojë dëmtime të qelizave imunitare në mushkëri dhe në sistemin e sipërm respirator, Kjo mund të rrisë rrezikun nga zhvillimi i tuberkulozit, inflamacionit të mushkërive dhe problemeve respiratore, ndërsa të mos përmendim që jeni të rrezikuar nga viruset.
Alkooli ndikon në barrierën e zorrëve dhe mundëson që më shumë baktere të kalojnë në gjak, ndërsa kjo, nga ana tjetër, shkakton shkatërrimin e tri llojeve të qelizave të sistemit tuaj të imunitetit, makrofagët dhe qelizat T dhe C.
Makrofagët e qelizave qëndrojnë në linjën e parë të mbrojtjes së organizmit nga sëmundjet. Ato shkatërrojnë çdo gjë atje ku nuk do të duhej të ishin dhe mbrojnë trupin tuaj nga patogjenët.