Rusia nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve, sepse “Republika e Kosovës nuk ekziston”, ka thënë zëvendësi i udhëheqësit të fraksionit Rusia e Drejtë në dumën shtetërore ruse, transmetojnë medie serbe.
Sipas fjalëve të Mihail Jemeljanovit, në mbledhjen e Dumës (parlamentit) që do të mbahet më 12 nëntor, Rusi e Drejtë do të theksojë projektrezolutën e cila “dënon mbajtjen e zgjedhjeve jo legjitime në Kosovë”, transmeton koha.
“Forcat patriotike të Rusisë e kuptojnë se serbët që po luftojnë për integritetin territorial të vendit, po luftojnë edhe për Rusinë “, ka thënë Jemeljanov gjatë takimit me përfaqësuesit e të ashtuquajturit kuvend i përkohshëm i Kosovë Metohisë.