Rusia mund ta rishqyrtoj qëndrimin e saj për mosnjohjen e Kosovës dhe pengesat për anëtarësim të Kosovës në OKB, nëse Beogradi e bënë një kërkesë të tillë, tha ambasadori rus në Beograd, Alexander Chepurin.
“Derisa pozicioni i Serbisë është i patundur, pozicioni ynë, poashtu, nuk do të ndryshoj”, tha ambasadori Chepurin, dhe ka shtuar se “ne i respektojmë saktësisht marrëveshjet tona me Serbinë dhe do ta pengojmë çfarëdo përpjekje, që Kosova të bëhet vend anëtar i Kombeve të Bashkuara”.
Siç raporton agjencia Interfax nga Moska, këto komente ambasadori rus i ka bërë në intervistën për gazetën beogradase Peçat, që është transmetuar nga Ambasada e Rusisë në Beograd.
“Por, nëse Serbia, Beogradi, thonë “ta njihni”, kjo do të ishte situatë tjetër”, tha Alexander Chepurin, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me atë se nëse është e mundshme ose jo që anëtarësimi i Kosovës në OKB të mbështetet nga Rusia, e cila është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së./Titulli.com/