Në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë është mbajtur edicioni i 3-të i konkursit ndërkombëtarë të fotografisë artistike “PreFoto”.
Edicioni i tretë i këtij konkursi ndërkombëtar të fotografisë me karakter garues ka nxjerrë fitues Tudor Vintiloiu nga Rumania, i cili fitoi çmimin e parë me fotografinë “Early Birds” (zogjtë e hershëm).
Në mesin 46 fotografive konkuruese në “PreFoto” çmimin e dytë e rrëmbeu artisti nga Kosova, Fahredin Spahija, me fotografinë “Xhaxhai im”, raporton Titulli.
“Sytë komunikues” ishte imazhi tjetër që siguroi vendin e tretë, fotografi kjo e Iden Temalit nga Shqipëria.
Juria, në mbrëmjen e konkursit ndërkombëtar të zhvilluar të shtunën në Preshevë ndau edhe çmimin special i cili i takoi Arton Humollit nga Kosova, me fotografinë “Shqiponja ime”.
Edicioni i tretë i konkursit ndërkombëtar “PreFoto” është mbështetur nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Qeverinë e Shqipërisë Erion Veliaj, i cili personalisht mori pjesë në këtë organizim.
Konkursi ndërkombëtar i fotografisë “PreFoto” për tre vite me radhë që organizohet në Preshevë, ka arrit të mbledhë artistë të shumtë nga rajoni e bota