Rugovistë, reflektoni edhe atë tani se nesër bëhet vonë. Trysni ndaj egoistëve, cinikëve dhe tinëzarëve e që në emrin dhe vullnetin tonë rugovist, ndërtuan kauza të rrejshme e për interesa personale. Ata keqpërdorën vullnetin tonë që kemi për sakrificë ndaj LDK-së, me synim të ndërtimit të shtetit.
Shkruan: Ali BAJRAMI
Rugovistë. kjo kohë është ditë e reflektimit e jo e hakmarrjes apo xhelozisë. Edhe kjo dite është fitore e shqiptarëve kudo që janë, sepse është dite e reflektimit kombëtar.
Rugovistë, të ngritemi me vullnet që edhe njëherë t’i rikthehemi rugovizmit me një rugovist në krye.
Teknokratët le të jenë pasuria partiake e shtetërore pa të cilët ne nuk mundemi, por tani është koha për pinjollin e rugovizmit, që aq shumë e deshi dhe e promovojë i ndjeri, Dr.Rugova.
Tani ky pinjoll na nevojitet që të na bashkojë dhe ta ruaj kohezionin tonë.
Pinjolli rugovian mjaftë e luajti rolin e ekuilibruesit të krahëve të interesave tc ndryshme në parti, Tani ai duhet të dalë në skenën partiake dhe të thotë: çka është mjaftë, është mjaftë dhe se gjendja nuk është e durueshme më.
Rugovistë të vërtetë, edhe njëherë të ringritemi si feniksi dhe t’u themi “Go Home”, të gjithë vazalëve e servilëve partiakë, por, njëherësh të ua bëjmë me dije edhe liderëve se “mjaftë ëhtë mjaftë, sepse është koha e këndelljes e jo koha e kënagjegjeve.
Është koha që t’u thuhet trutharëve e trularëve, e sidomos trubythëve partiakë që nuk zgjedhin mjete të jenë afër liderëve për përfitime qyqare, se është koha që të skajohen.
Koha po kërkon njerëz të urtë, të qëndrueshëm e që kanë në zemër e shpirt, vizionin rugovian.
Rugovistë, është koha e zgjimit dhe e reflektimit. /2LONLINE.com/