DYLON

Haziri: LDK duhet t’i bashkojë të gjitha pjesët e saj, brenda e jashtë, për rikthimin e madh

Haziri: LDK duhet t’i bashkojë të gjitha pjesët e saj, brenda e jashtë, për rikthimin e madh
Avatar photo Redaksia

“Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi”, ka shkruar në profilin e tij, Lutfi Haziri, që mbante postin e nënkryetarit të partisë, njëherësh edhe kryetar i degës së LDK-së në Gjilan.

Sipas tij,  pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit, është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’së.  “Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë”.

EkoHigjiena

Ja postimi i tij i plotë:

Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi.

Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor.

Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’së

Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit.

Ne duhet të merremi me mërgatën tonë, familjen tonë politike, pakënaqësitë tona të brendshme, pa u ndikuar nga ata që dëshirojnë Rugovimin ta dërgojnë në histori.

LDK duhet të vazhdojë t’i bashkojë të gjitha pjesët e saj, brenda e jashtë, për rikthimin e madh. Të kontribuoj në stabilitetin e vendit dhe mirëqenien e Republikës.

E uroj VV’në dhe Vjosa Osmanit për suksesin në këto zgjedhje!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.