/2L ONLINE/ – Analisti gjilanas Avni Rudaku, përmes një postimi në rrjetin social facebook, profilin e tij, ka numëruar trembëdhjetë arsye pse duhet të protestohet pasivisht nesër në Prishtinë.
Ja postimi i tij:
1. Të këqijat janë mbledhur ma: varfëria pa u zvogëluar, papunësia pa rënë, korrupsioni sistemor, gjykatat e kapura, bordet; demarkacioni pa transparencë, ne debat shkëlqyen kundërshtuesit si Bulliqi, Isufi, Gruda;
2. Nëse shkon lehtë ky demarkacion, do të ecin edhe më lehtë Asociacioni etnizues, e lere më nesër demarkacioni me Serbinë, kur e kërkojnë edhe Karaçevën, t’u e hëngër edhe copën kah Anamorava, sikur sot rajoni i Pejës (I vetmi shpëtim mund të jetë nëse Serbia refuzon demarkacionin, pasi pretendon krejt Kosovën dhe nuk pranon demarkim me një shtet që nuk e njeh);
3. Situata është tepër polarizuese në shoqëri, shtet e parti. Nëse ka masivitet, krijohet situate e re në terren, qoftë si mesazh Kuvendit, Malit te Zi, Bashkësisë Ndërkombëtare, etj., dhe kështu populli ulë zemërimin karshi një besimi se edhe fjala e tij vlen; dështimi prodhon edhe zemërim;
4. Nëse mijëra protestues, me pak ka shans për hallakame, pasi që në shenjë dëshpërimi, mund të nxitet hallakamë për të tërhequr vëmendje; absolutisht dy viktima që ranë nuk sollën largimin e decentralizimit etnik, prandaj as viktimat nuk largojnë demarkacionin; masiviteti i popullatës është forca kryesore e ndërrimeve; në vend të gurëve, merrni lugë e tenxhere, festoni subjektivitetin tuaj, jini te vendosur për kundërshtim gjerë në fund;
5. Pat protesta edhe nga disa djem e vajza t’ reja pa parti, por nuk u përkrahen sa duhej. Prandaj, pavarësisht qe e ka organizuar Vetëvendosja, bashkohuni dhe nesër nëse shkaktohen zgjedhjet, mundeni tek e fundit ku doni ta hidhni votën tuaj; tek e fundit, LV-në kritikojeni për disa gabime te njëpasnjëshme edhe me tutje, por thjesht bëni forcën bashkë për një moment e çështje me rëndësi;
6. Protestoni edhe ju që mezi prisni liberalizimin e vizave, sepse Reuters, vetë Zhbogari ne RTK, thanë se edhe nëse votohet demarkacioni, nuk është i sigurt liberalizimi i vizave. Protestoni edhe për mashtrimin që u ka bërë Qeveria për këtë, por edhe për izolimin me dekadë!
7. Protestoni qetë, por të vendosur deri në fund, qoftë edhe nëse ju thotë LV-ja: “Shihemi në protestat e ardhshme!” Vazhdoni protestën gjerë në krijimin e terrenit dhe momentumit të ri politik. Kjo qeveri me aqë shume skandale, duhet të bie. Isa Mustafa ia dha tenderin birit të vet! Presidenti bashkë me kryeministrin, kanë premtuar 220 mije vende pune, liberalizim ho sot-ho nesër;
8. Protestoni se ka njëqind arsye pse duhet të bie demarkacioni në këtë version; shume njerëz janë të bindur se janë gabim; shume janë me dilema dhe numër i vogël thonë: hajtë se nuk është asgjë. E vetmja shprese për këtë shpejtësi kalimi te demarkacionit është te shumica kosovare ikja nga vendi pas liberalizimit, por liberalizimi nuk është i sigurt as pas demarkacionit se votojnë shtetet e ndryshme;
9. Pak, pak, po ngushtohemi. Po luftojnë superfuqi me territore aq të gjëra atje për ca ishuj, e ne që po ngushtohemi në secilën epoke.
10. Vendosmëria, butësia, argumentet, mungesa e konfliktit te interesit provincial, partiak e Bulliqit, me ka bindur qe edhe njëqind herë do të mund të behej më mirë ky demarkacion.
11. Se si është polarizuar situata, ju sugjeroj që të jeni të kujdesshëm, sepse janë ndezur gjakrat; ruani fëmijët dhe mos i merrni me vete; nëse gjuan dikush, ju mos gjuani; mos imitoni dike; ka mundësi që me shtye seancën vetëm të humb durimi i protestuesve jashtë e t’ia therrin për shtëpi dhe nëse ju vjen zemërimi nga kjo loje qysh ka ndodhur ora 01:00 e natës të votohet, kini durim e mos thoni: ta bëjmë hallakamë e te gjendet një arsye te ikim ne shtëpi si një vetarsyetim; merrni kitarë, lugë e tenxhere, e argëtohuni sikur te jetë festival disaditësh dhe gjeni mënyra kreative për të qëndruar;
12. Ruajuni nga çdo parullë negative për Malin e Zi! Dreqi është Qeveria e jonë, por as këtë mos e gjuani me gur si ne haxh! Bëni zhurmë me lugë e tenxhere, këndoni e hidhni valle kur ju mpihen gjunjtë ose ju dhembin këmbët gjatë qëndrimit!
13. LV-se mos ia falni për gjuhen e Dardanit, për ashpërsi ndaj kritikëve të saj (fortë janë të ndjeshëm ndaj secilës kritikë, qoftë parimore), por kapuni nesër vetëm për kauzën e drejtë nëse jeni të zhgënjyer edhe me opozitën!