Jo vetëm për Zeusin, kryeperëndi pellazge dhe zot i qiellit, por në përgjithësi për tërë pellazgët, shqiponja ishte shpendi më i dashur dhe më i nderuar i tyre.
Shkruan: Sami ARIFI
Prandaj, jo rastësisht shqiponja është simboli i shqiptarëve të sotëm, pasardhës të pellazgo-ilirëve, meqë i vetmi vend në botë i cili quhet në emër të shqiponjës është Shqipëria, i cili është edhe i vetmi popull që i thotë vetes djemtë e shqiponjës janë shqiptarët.
Pothuajse shumica e autorëve historian të huaj e ka shënuar dhe do të shënonin se fjala shqiptar do të thotë bijtë e shqiponjës, dhe se Shqipëria është vendi i shqiponjave.
Në librin e tij autori Paul Fr. A. Ritsch citon se fjala pellazg d.m.th., pelask dhe ka domethënie të fjalës shqipe pelak dhe plak, pra, diçka e vjetër, e moshuar, që është në mendje të të menduarit për tokë dhe vend të vjetër.
Sipas albanologut të njohur gjerman, Johann Georg von Hahn, lidhur me pellazgët dhe domethënien e emrit pellazg, citon se fjala e vendit në Maqedoninë e sotme që quhej Pellagoni, është e afërt me fjalën e gjuhës shqipe, plak, Pelak-oni. Prandaj kjo fjalë më shumë ka të bën me pleqni, pleqtë, apo për moshë të shtyrë, që esenca e kuptimit të fjalës pellazge qëndron sipas Hahnit dhe autorëve të tjerë të shumtë me përmbajtje vetëm në gjuhën shqipe.
Me emrin palazgë (pelakë) ishte quajtur edhe mbreti i parë i Pellazgjisë, Pellazgu I, që kishte formuar shtetin e parë me senat të përbërë nga disa pleq të mençur të emëruar si Këshilli i Pleqve, dhe organi i tij këshillëdhënës quhej Plakoni.
Prandaj në shkrimin e Hahnit; thuhet se Këshilli i Pleqve ka qenë një vendtubim i njerëzve të mençur dhe të moshuar, mbi të dhënat këshillimore të përgjithshme, prandaj mund të thuhet se ky institucion i antikës pellazge Plakonia, (Pleqnia), ekziston edhe sot te shqiptarët, ku kuvendet e pleqve (odat), ishin dhe mbetën deri në ditët e sotme si vend i tubimit dhe këshillimeve të fiseve, dhe vend i pajtimeve të gjaqeve si dhe ngatrresave, gjithashtu edhe vend ku përcilleshin tregimet, baladat, këngët, mitet dhe eposi shqiptar.