Rrushi është një frutë shumë i shëndetshëm për organizmin, në të gjithë moshat. Nuk ka rëndësi nëse ai është i bardhë apo i kuq, ajo çfarë na rekomandojnë mjekët është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës.
Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës. Nuk do të thotë që ju duhet të hani vetëm sasinë e rrushit të cekur më lartë, por mund të konsumoni edhe më shumë, pasi dobitë janë shumë të mëdha