Me një kryetar që jep dorëheqje dhe tenton ta dirigjoi prapë partinë nuk mund të ketë reforma në atë parti.
Shkruan:L Sami ARIFI
-Pa reformat në LDK, jo vetëm që nuk do të kthehen anëtarët e saj që votuan në parti tjera për shkakun e zhgënjimit me udhëheqjen nga kryetari dhe kryesia e saj, por, kjo parti do të pakohet edhe më.
-Reformat duhet të hapin rrugë për anëtarët e kuvendit të LDK-së me mundësitë elementare për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
-Këto parashikime të ish-kryetarit Mustafa, jo vetëm që nuk janë reforma, por, janë ngulfatje për procesin e reformave.
-Nuk mund të ketë reforma për një kryetar të ri të partisë së LDK-së me një kuvend të vjetër të mëparshëm të kësaj partie.
-Reformat duhet të kenë çasje së pari në statutin e partisë, pastaj me zgjedhje të reja duke filluar nga nëndegët, degët e deri te Kuvendi Qëndror i LDK-së, me përfaqësime të vullnetit të kohës së tanishme të jashtëzakonshme të anëtarsisë për shkakun e krijuar të zgjedhjeve nacionale të jashtëzakonshme që dhanë rezultate të papritura për partinë e LDK-së.
-Fajtor për këto rezultate është kryetari me tërë kryesinë e LDK-së, me pazaret e tyre për përfitime personale, meqë asnjëherë nuk e përfillën vullnetin e votuesve të tyre. /2LONLINE.com/