Policia e Kosovës thotë se në bazë të informacioneve zyrtare të pranuara nga të gjitha drejtoritë rajonale policore, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Policia e Kosovës thotë se në bazë të informacioneve zyrtare të pranuara nga të gjitha drejtoritë rajonale policore, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, por në disa prej tyre janë paraqitur vështirësi për qarkullim kryesisht për mjetet të rënda transportuese.
Rrugët në të cilat janë paraqitur vështirësi për qarkullim janë kryesisht rrugët ku përfshihen zonat malore siç janë edhe dy rrugët ne drejtim të vendkalimeve kufitare Pejë-Kullë dhe në Keçekollë-Mutivodë, por edhe disa rrugë dytësore, në fshatra të komunave të ndryshme.
“Në disa rrugë janë paraqitur edhe ngrica, sidomos në orët e vona dhe të hershme të mëngjesit, andaj Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.