Pas reshjeve të lehta të borës, Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët në mbarë vendin janë të kalueshme. Ekipet janë në teren, të gatshme për të intervenuar në rast nevoje.
Lusim pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të mos dalin në qarkullim pa pajisje dimërore.
Rikujtojmë se aksi rrugor Kaçanik – Hani i Elezit, po qëndron i mbyllur nga e premtja, për shkak të punimeve në urën 407 të autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe jo si pasojë e reshjeve të borës.