Pas reshjeve të pandërprera të borës, ekipet e Komunes se Gjilanit me operatorët ekonomik po qëndrojnë në terren për të hapur rrugët në qytet dhe në fshatra, thonë drejtuesit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka konfirmuar se të gjitha rrugët në qytet dhe fshatra janë të hapura dhe të kalueshme.
“Vazhdimisht jemi në terren për të parë nga afër punimet nga ana e operatorit. Deri tani mund të konfirmoj se të gjitha rrugët janë të hapura. Deri tani nuk kemi pasur asnjë ankesë nga qytetarët për ndonjë problem. Meqë është ngricë e madhe, apeloj qytetarët që të kenë kujdes të shtuar ”, ka thënë Korça.
Komuna e Gjilanit njofton qytetarët që për çdo problem që eventualalisht mund të hasin të kontaktojnë numrat kujdestarë: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803 dhe ekipet komunale do t’u përgjigjen në kohë rekorde.