(2L ONLINE) – Rruga e Kombit me thanë të drejtën, përveç çmimit të ndërtimit, nuk është se nuk është ndonjë gjë e mirë. Nga pjesa e Kosovës duket më e punuar dhe më kualitative autostrada, ndoshta për shkak të terrenit por ja kjo është përshtypja! Në Vërmicë ana kosovare kishte abdikuar nga shtetësia. Nuk kishte punkt kontrollues kosovarë. A mos ishte ky një hap drejt asaj që quhet “shqiptarët pa kufij ndërmjet veti?”
Nga ana e Shqipërisë, autostrada dukej jo e plotë dhe me ndërprerje por me pamje impresive të alpeve shqiptare që shikojnë nga lartë vargun e makinave që shkojnë dhe kthehen si dhe tuneli më i gjati në këto anë ballkanike të bëjnë të shohësh e ndjesh anën më interesante nga këto anë.
Poshtë rrugës gjarpërore në Reps të Mirditës kishin ndërtuar një si multi qendër goxha moderne dhe me shërbime te mira. Ku kishte market, restaurant si dhe kuptohet pompë benzine. Dhe sikur ishte bërë me qellim që të ndante dy botë shqiptare përbrenda Shqipërisë. Pjesës se pa zhvilluar si dhe pjesës ku fillon të vërehej ndryshimi por jo edhe kushedi se çfarë.
Në Mirditën e Epërme ne pamë skena që të kujtonin kohen e xhaxhit e bile edhe më herët. Dy gra të kërrusura që kishin ngarkuar mbi supet e tyre nga një turrë dru e shkonin rrugës thik përpjetë si dhe fshatra me shtëpi sa për të thënë se ishin. Nga kthesa për Milot rruga qonte për Shëngjin e Shkodër dhe ishte ndryshe pamja nga ajo që kishim lënë prapa. Më me kontraste. Edhe pamje të jo zhvillimit si dhe aso të një zhvillimi më cilësor. Kuptohet nën përcjelljen e pamjeve impresive që edhe më tutje na përcillnin nga distanca. Shëngjini karakteristik me toponimi shumë interesante katoliko-shqiptare si dhe Shkodra e bukur me njerëz të zgjuar.
Muriqani ishte destinacioni ynë i radhës. Një vendkalim kufitar alla “IBM” mes Shqipërisë dhe Montenegro. Edhe aty kalohej me letërnjoftim Kosove si dhe duhej paguar shtetit malazias 15 Euro sigurim kerri në mungese te kartonit të gjelbër. Kaluam kufirin dhe morëm udhë drejtë Ulqinit ,me thanë të drejtën na bëri përshtypja dora më e fortë e shtetit përballë pastërtisë dhe rregullit të ambientit. Thjeshtë na u duk më europiançe!
Ulqini edhe ai i bukur dhe ndër qytetërimet më të vjetra shqiptare dhe me fiqtë që shumë kush i hëngri dhe nuk “vdiq” edhe përkundër që ishin kaq të freskët dhe të shijshëm! Edhe Ulqini me rreth kamkontrastet e veta e ndoshta-ndoshta mund edhe të ju zhgënjejë për pritshmërinë që ju kishit !
Biznesi me dhomat, plazhet dhe ambienti rreth tyre, çmimet e shtrenjta si dhe llojllojshmëria e karaktereve dhe mikpritja janë tèmë tjetër! Shtoj 2014!
/Xhelil ARIFI/ 2L ONLINE/