Banorët e komunës së Vitisë dhe ata të Gjilanit së së shpejti mund të lidhën mes veti përmes një rrugë të re.
Kjo rrugë pritet të ndërtohet si rezultat i një marrëveshje të bashkëpunimit që u nënshkrua sot në Viti, nga Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti dhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu.
Sipas marrëveshjes në fajlë parashihet ndërtimi i një rruge me gjërsi prej 5 metrash përmes fshatërave Ballancë të Vitisë dhe Kravaricë të Gjilanit.
Kurse dy palët janë pajtuar se ndërtimi i kësaj rruge do të eleminoj problemet dhe vështërësitë që ka popullata lokale e kësaj treve për komunikim me qendrat komunale Viti dhe Gjilan dhe përmes saj pritet të bëhet lirimi i qarkullimit të dendur në komunikacion.
Kryetari Haliti dhe nënkryetari Kadriu u pajtuan se realizimi i këtij projekti infrastrkuturor është në interes të dyja komunave.
Ndërkaq në këtë takim ka marrë pjesë edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.