Policia në tërë territorin e Serbisë është duke arrestuar qindra shitës droge në operacionin e quajtur “Rrufeja”
Nga ora 6-të e mëngjesit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Byroja për koordinim të punëve të Shërbimit për Siguri, të cilën e udhëhoqi Aleksandar Vuciq, ka filluar në mënyrë të sinkronizuar operacionin njëditor operativ i quajtur “Rrufeja”.
Në aksionin i cili përfshinë të gjitha 27 administratat e policisë, janë duke u arrestuar pjesëtarët e grupeve të krimit të organizuar të cilat merren me distribuimin e drogës, raportojnë mediat e Beogradit, transameton Titulli.
Sipas këtyre burimeve, në bazë të procesit operativ të cilat i posedon Byroja, pritet që të arrestohen qindra pjesëtarë të cilët merren me këtë aktivitet kriminalistikë.
Siç ka mësuar Titulli, një aksion i tillë sot është realizuar edhe në dy vendbanime të komunës së Bujanocit, ndërsa rezultatet e këtij aksioni, policia do t’i bëjë të njohura gjatë ditës.