Policia e Kosovës në Ranillug është njoftuar për një aksident në fshatin Domoroc, komuna Ranillug. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, mësohet se viktima serb, Shtetas i Kosovës (1960, deri sa ka qenë duke drejtuar traktorin e tij në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin që e drejtonte duke u rrokullisur, jashtë rrugës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se disa persona që kanë qenë në vende ngjarje si dëshmitarë e kane dërguar me urgjencë viktimën e lënduar rëndë në ambulanten e Ranillugut ku edhe për kundër përpjekjeve mjekut kujdestar ai ka mundur vetëm ta konstatojë vdekjen e tij, si pasoj e plagëve të marra në vet-aksident.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se ekipi i policisë së Kosovës nga hetimet Rajonale kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur informacione nga dëshmitarë okular.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerit tu dorëzohet familjarëve.
Rasti i kompletuar dorëzohet në Prokurori.