Autoritetet policore kanë bërë me dije për një aksident trafiku me fatalitet që ka ndodhur në Lagjen “Malësia” në Kamenicë.
“Viktima, mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke e drejtuar një motor-katërçikletë kishte humbë kontrollin mbi të dhe ishte rrokullisë në mes të rrugës. Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin e policisë.
Njësitë policore kishin dalë në vendin e ngjarjes për hetim të mëtutjeshëm lidhur me këtë aksident.
Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.