Mediat sociale si “Twitter”, “Facebook” apo “Pinterest”, po i bëjnë që gjithnjë e më shumë njerëzit të ndjehen të vetmuar.
Sipas psikologëve amerikanë, që kanë hartuar një raport mbi këtë temë, më shumë se dy orë qëndrimi në mediat sociale në ditë, dyfishojnë shanset që një person të përjetojë izolimin social.
Raporti pretendon se ekspozimi ndaj përfaqësimeve ideale të jetëve të personave të tjerë, mund të shkaktojë ndjenja zilie.
Studimi po ashtu, është ndalur edhe tek përdoruesit e “Instagram”-it, “Snapchat”-it dhe “Tumblr”.
Teoritë në raport sugjerojnë se sa më shumë kohë që një person kalon online, aq më pak kohë mbetet për ndërveprimin në botën reale.
Përdoruesit mund të ushqejnë po ashtu ndjenjat e përjashtimit, për shembull nëse janë duke parë foto të miqve që kënaqen në një event në të cilin ata nuk janë ftuar.