Qendra e Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan, ka bërë me dije se vetëdijesimi i të rinjve në përgjithësi, e i prindërve në veçanti për orientimin e të rinjve në karrierë duke ndjekur shkollat profesionale po përmirësohet nga viti në vit.
“Sivjet jemi jashtëzakonisht të kënaqur me procesin e regjistrimit të nxënësve në ShMT “Mehmet Isai”. Kemi një rritje të dukshme në regjistrimin e klasave të X-ta krahasuar me vitin e kaluar në afatin e parë.
Në vitin shkollor 2022/2023 në afatin e parë ishin regjistruar 78 nxënës në total në klasat e X-ta.
Këtë vit 2023/2024 kemi një rritje të dukshme në regjistrimin e të rinjve në klasën e X-të duke arritur numrin prej 179 nxënësve në afatin e parë”, thuhet në njoftimi ne kësaj Qendre.
Qendrat e Karrierës dhe aktivitetet e tyre përmes këshilltareve të karrierës kanë luajtur një rol të rëndësishëm që investimet e qeverisë dhe komunës të jetësohen dhe funksionalizohen, duke sjell rezultate të pritshme në rritjen e nxënësve në shkollat profesionale.
“Dëshirojmë të falënderojmë dhe të jemi mirënjohëse për komunën e Gjilanit dhe në veçanti DKA-në në përkrahjen e vazhdueshme në promovimin dhe mbështetjen që i ka bërë shkollave profesionale, e në veçanti Qendrës së Karrierës dhe ShMT “Mehmet Isai””, thuhet në njoftimin e Qendrës së Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan. /2LONLINE/