(2LONLINE) – Organizata jo qeveritare Elita e mbështetur nga ATRC/USAID ka mbajtur sot në Viti një punëtori me temën “Gratë kanë të drejtë në hisën e tyre” Në këtë punëtori është diskutuar lidhur me veshtërsit me të cilat përballën gratë në aspektin e trashëgimisë. Por njëherit është theksuar se kohëve të fundit ka një rritje të trashëgimtarëve femrave ku vetëm gjatë vitit 2013 janë regjistruar 32 aktvendime ku femrat janë bashkëpronare të trashëgimisë.
Punëtoria me temën “Gratë kanë të drejtë në hisen e tyre” ka vënë në pah problemet dhe vështirësitë me të cilat përballën gratë në aspektin e trashëgimisë, por edhe rritjen e trendit ku gratë kërkojnë të drejtën e tyre në trashëgimi. Kryetari i degës së gjykatës themelore në Viti,
Skënder Shefkiu tha se nuk është trup që femra kosovare të kërkon të drejtën në trashëgimi, e drejtë kjo që është rregulluar me ligjet në fuqi, por ai potencoi se rastet e tilla kur gratë kërkojnë këtë të drejtë është e pakët. “Nuk është turp të kërkohet e drejta në trashëgimi, femra që gëzon këtë të drejtë luan një rol më që fuqishëm në bashkësinë familjare, edhe pse me këtë çështje më shumë merren noterët gjykata është e gatshme të ju dal në ndihmë personave që kërkojnë të gëzojnë këtë të drejtë ligjore” u shpreh Shefkiu.
Ndërsa Farush Sadiku nga shërbimi i Ofiqarisë në Viti tha se problem thelbësor mbetet që shumë persona të pandërgjegjëm bëjnë deklarime të rrejshme lidhur me trashëgimlënësit pranë këtij sektori, por ai shtoi se ofiqaria pothuajse e ka të pamundur kontrollimin e vërtetësisë së deklaruesit.
“Deklarimit të rrejshme nga qytetarët e pandërgjegjëm janë problem thelbësor në aspektin e trashëgimisë, gjithashtu problem ka paraqitur mungesa e librave përkatës të cilat deri kanë qenë në Serbi, përgjegjësinë për deklarim të rrejshëm e ka vet deklaruesi dhe nënshkruesi i kësaj deklarata. Ne e kemi pothuajse të pamundur të bëjmë verifikimin e deklarimit” u shpreh Sadiku.
Ndërsa zyrtarja për barazi gjinore në Viti, Ibadete Hyseni tha se në shumicën e rasteve femrat nuk janë as të njoftuara lidhur me trashëgimin por as me ligjet të cilat janë në fuqi. Duke folur lidhur me deklarimet e rrejshme ajo tha palët duhet të jenë të njoftuar se deklarimi i tillë konsiderohet vepër penale.
Ndërkaq Fadil Hoxha, përgjegjës për çështje juridike në Drejtorinë për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi tha se në bazë të dhënave me të cilat disponon kjo drejtori ka një rritje të trashëgimtarëve femra.
“Në vitin 2013 kemi pasur 32 aktvendime ku bashkëpronare e trashëgimisë janë femra. Nëse e bëjmë një krahasim që nga viti 2008 e këndej kemi një trend pozitiv në rritje. 16 femra kanë hyrë në të drejtën e trashëgimisë por duhet të theksohet se këtë të drejtë më shumë e shfrytëzojnë gratë të komunitetit serb” u shpreh Hoxha.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe këshilltare të Kuvendit Komunal të Vitisë, zyrtar komunal, përfaqësues të gjykatës së Vitisë si dhe eksperti në këtë projekt Flamur Hyseni. /2lonline/