Rripi i sigurisë në trafik
Nga data 3 prill 2024 ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor
Në automjetin për udhëtarë/veturë dhe në mjetin transportues shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç e parasheh prodhuesi i atij automjeti.
Nëse personi i mitur i cili transportohet në mjet nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin e mjetit, ndërsa nëse personi i moshës madhore nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësinë për këtë e mban vetë personi.
Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë prej 150 euro. /2LONLINE/