Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 594 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 78 aksidente trafiku, 30 me lëndime dhe 48 me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/