/2L ONLINE/ – Me kërkesë të Këshillit të fshatit Pozheran, si dhe me vendim të Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, është ndërmarrë një aksion nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike që të rrënohet një objekti i vjetër në Pozheran.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Viti Nexhmedin Jakupi, ka njoftuar se ky objekt është vlerësuar se ka paraqitur rrezik për qytetarët, për shkak të dëmtimit shumë të madh të tij, i cili do të mund të rrënohej vetvetiu.
“Objekti në fjalë ka shërbyer kohë më parë si nënstacion i veterinës dhe kishte strukturë të rrënuar dhe nuk ka qenë i shfrytëzueshëm. I njëjti nuk posedonte vlera historike apo arkitektonike, por si i tillë kohët e fundit ka paraqitur vetëm rrezik për qytetarët e këtushëm”, ka thënë drejtori Nexhmedin Jakupi. /2L ONLINE/