Në Kamenicë, Shefi i kabinetit të kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kujtim Kallaba, kanë vizituar disa lokalitete pas reshjeve të shiut.
Ata kanë njoftuar banorët e fshatrave Desivojcë, Lajçiq, Tërrstenë dhe Velegllavë, se ura e dëmtuar nga vërshimet për të cilën janë njoftuar para disa orësh, tashmë është rregulluar dhe rruga tashmë është e kalushme plotësisht.
Shefi i kabinetit të kryetarit, Vaxhid Rexhepaj ka thënë se problemi i urës është zgjedhur sot brenda ditës, me angazhimin e menjëhershëm të ekipit dhe daljes së tyre në terren.
Për reagimin, veprimet dhe punën, ai ka falënderuar Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe drejtorin, Kujtim Kallaba.
“Qytetarë të nderuar, Komuna e Kamenicës, përherë do jetë në gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme për të zgjidhur çdo problem dhe për të kaluar çdo sfidë bashkë”- tha Rexhepaj.
Edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kujtim Kallaba, duke i lutur qytetarët për kujdes të shtuar ka thënë se kanë ndërmarr masat e duhura për rregullimin e urës.
“Pas reshjeve të mbrëmshme kemi vizituar disa lokalitete të komunës ku kemi parë nga afër se është dëmtuar ura në rrugën rajonale në fshatin Desivojc dhe është bërë e pakalueshme.
Së bashku me kompaninë e mirëmbajtjes së rrugëve rajonale dolëm në teren dhe morëm masat e duhura për rregullimin e urës.
Pas intervenimit tani rruga është e kalueshme.
Ju lutem për kujdes të shtuar”, ka thënë ai. /2LONLINE/