DYLON

Komuna e Vitisë me aksion pastrimi për largimin e deponisë të mbeturinave në Pozheran

Komuna e Vitisë me aksion pastrimi për largimin e deponisë të mbeturinave në Pozheran
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit, në kuadër të ditëve të ambientit, dje kanë zhvilluar një aksion të pastrimit për largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në Pozheran, te vendi i quajtur “Drejat”.

Me këtë rast Visar Demiri, drejtor i DSHPE- së në Viti, potencoi se punët për largimin e deponive ilegale dhe pastrimin e mjedisit do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim edhe nëpër lokalitete të tjera të komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Ai shtoj se në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin e Inspekcionit, Adnan Imeri u zhvillua ky aksion dhe shtoj se në këtë zonë do të vendosen shenjat që ndalon hedhjen e mbeturinave si dhe do të vendosen kamera për mbikëqyrje.

Drejtorat Demiri dhe Imeri i ftuan qytetarët të kujdesën për një mjedis sa më të pastër. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.