Hyqmet HASKO
/Kristal Baftijari, “Perandoria e së mirës”, rrëfenja për fëmijë/
Ana fabuleske e një realiteti të dyzuar e simbolik është pjesë e sendërtimit artistik të krijimtarisë së shkrimtarit Kristal Baftajri, i cili me një aparat të çuditshëm estetik për moshën e tij ende mund të themi të njomë, krijon paralele mjaft intersante mes realitetit të gjallë jetësor dhe atij psiko-etik, filozofik e mbi të gjitha estetik.
Ky sendërtim që kryhet me një gjuhë të zhdërvjellët dhe të denjë për një shkrimtar të afirmuar, e bën krijimtarinë e autorit, në këtë rast fabulat e tij në prozë, majft të lexueshme dhe më një prurje të fuqishme nëntekstuale.
Në fabulën ku sendërton raportet e vjetra dhe të reja midis miut e luanit, shkrimtari me anë të një ironie të hollë që shkon në kufijt e sarkzmës dhe groteskut, krijon ndjesi të referencave aktuale, ku raportet mes fodullëkut absurd dhe dinjitetit të përkorë njerëzorë janë pjesë e një bote që na ofron çdo ditë pamje e dukuri njerëzore e shoqërore të pafundme.
Në fabulat “Babai i pasur”, dhe “Djali shumë punëtor”, shkrimtari evidenton përsëri filozofinë e mbijtesës, mënyrën e procedimit të njeriut në jetë, duke iu mëshuar vyrtitit të punës e të nderit, si vlera të lirisë, progresit e mirëqenies njerëzore.
Tek “Familja superhero” dhe “Fëmija me çmime” jepet paradigma e atyre vlerave që hijeshojnë botën e njeriut, që i japin vlerë inividit, familjes, shoqërisë dhe vetë kohës ku bëjnë pjesë këta inividë të pajisur me cilësi të larta moralke, si fisnikëria, dashuria e mirësia.
Aparati letrar, artistik, estetik, dhe reflektivo-emocional i shkrimtarit është një aparat ku ballfaqohen botët, evidentohet vitryti dhe stigmatizohet vesi, seleksionohen vlerat dhe evidentohen risitë, ku thagma letrare e botës shqiptare, jepet me një larmi dhe pasuri trajtash dhe vizatimesh estetike.
Kamera vëzhguese dhe shkrimtarit është një kamër në lëvizje vertikale dhe horoizontale, ku krahas pamjeve dhe rrafsheve të dukshëm, fokusohen dhe vektorë të padukshëm, një kohezion gjithëpërfshirës, që lëviz sanë kohë-hapësirën reale aq dhe në atë imagjinare.
E veçanta e këtij shkrimtari është se në artin e tij shkrimor merret me aludime të drejtpërdrejta të botës shqiptare, me anë të një teksti dhe nënteksti të ngjeshur. Proza për autorin në fjalë është një mënyrë origjinale me të cilën ai jo vetëm që e shikon vetë botën, por na fton dhe neve lexuesve të tij, kritikëve dhe shijuesve të prozës dhe estetikës në përgjithësi, ta shijomë, ta perceptojmë dhe të reflektojmë rreth saj.
Një shkrimtar i vërtetë ka gjithmonë një trazim të brendshëm që e shtyn të dalë në rrugën e artit shkrimor dhe pikërisht nga ky trazim, nga këto ndjesi që popullojnë vetëdijen e tij krijuese, lind thagma dehëse dhe trallisëse e fjalës së bukur estetike.
Shkrimtari bën objekt trajtimi poetik mbresa dhe përjetime të çastit, grimca kohësh dhe kujtesash, emocione të mbetura në një kohë pa kthim, që marrin frymë dhe sendërtohen si imazhe në fabulat e tij narrative. E gjithë kjo lind nga një shkëndijë e vogël, që shkrep si në nj blic në kohën fizike të shkrimtarit, duke u kthyer në një kohë metaforike dhe trandenshente.
Në shkrimtarinë e tij duket se ka një komunikim ndjesor dhe reflektiv, ku zotëron një lirizëm i ngrohtë e spontan, teksa parabola modern dhe rrëfenja klasike rrijnë pranë e pranë dhe komunikojnë së bashku në një invers plot befasime.
Në disa fabula poeti alegorizon veset dhe cenet njerëzore, me anë të detajeve të goditura dhe që flasin për një përpunim të kujdesshëm që shkrimtari iu bën objekteve të shqyrtimit të tij poetik.E gjithë kjo më shumë se me anë të tekstit jepet me anë të figurave stilistike, metraforave, simbolikave të brendshme dhe nëntekstave të forta që ajo mbart në dendurinë e tekstit dhe poliseminë e nëntekstit.
Shkrimtaria e Kristal Baftjarit, ndonëse sapo ka dalë në rrugën e artit shkrimor, është një shkrimtari cilësore, jo vetëm për shkak të tenatikës së përzgjedhur në kamerën e tij estetike, por mbi të gjitha, për shkak të cilësisë së tekstit, që nuk është një tekst i rastësishëm, proliks dhe moralizues, por i zhdërvjellët dhe me një rrezonancë kualitative velrash estetike.
Shkrimtari vëzhgon me kamerën e meditimit lirik në mjedise që i njeh dhe i dashuron me zjarrin e zemrës, nuk merr poza, nuk do që të duket, por thjeshtë e kthen shpirtin e tij të ndjeshëm në një lirë kumbuese, me mesazhe të ngjeshur që na përcjellin një realitet që e njohim dhe e shohim përditë të gjithë, por që vetëm shkrimtarët kujtohen ta bëjnë pjesë të shqetësimit dhe kredos së tyre, duke dëshmuar se ai nuk shkruan thjeshtë për të shkruar, por se nuk mundet dot të hesht, kur shpirti i është mbushur me muzikë dhe tingujt e saj magjikë ka dëshirë që t’ua përcjell të tjerëve.
Ajo që në të vërtetë përbën individualitetin e shkrimtarit është freskia e motiveve, marrja e “lëndës së parë” estetike narrative nga jeta e gjallë njerëzore, nga raportet e unit të tij me kohën dhe bashkëkohësin dhe jo nga skemat libreske, natyra meditative që shkon drejt kumtimeve filozofike.
Nuk themi ndonjë gjë të re kur themi se gjendja shqirtërore e krijuesve është një fare rebusi apo ekuacioni gati hyjnor. Dhe nuk ka asgjë të re nëse pohojmë (me njëlloj dhimbjeje) që mjedisi nuk është fort inkurajues për shkrimtarë të cilët s’dinë ta “shesin” artin e tyre përmes shtirjes dhe kërkimeve gjoja “të kohës”. Duket se kjo “padije” është pjesë e kërkimit poetik të shkrimtarit të ri, i cili ndonëse sapo ka dalë në rrugën e artit shkrimor, duket se nuk bën kompropmise me vetveten e aq më pak me cenet e shoqërisë njerëzore.
Kristali nuk flet me fjalë të mëdha, për të habitur të tjerët, por ashtu siç i del nga thellësitë e shpirtit; ai shkruan thjeshtë, qartë, me një stil të përkorë, plot meditime dhe thellësi, duke lënë shumëçka të nënkuptueshme dhe në dorën e lexuesit për t’i selitur dhe seleksionuar.
Emri i Kristal Baftajrit është një emër i ri, mjaft i ri në letrat shqiptare të Kosovës, por që rri në mënyrë dinjitoze krahas emrave të atyre që tashmë kanë hyrë serioziosht në rrugën e letrave dhe bëjnë një letërsi të vërtetë, duke nderuar jo vetëm emrin e personalitetin e tyre, por dhe vetë letrat tonë kombëtare.
Librin me rrëfenja “Perandoria e së mirës” e botoi Shtëpia Botuese “URA” Prishtinë, 2014
Shënime për autorin:
Kristal Baftijari, u lind më 11.11.2005 në qytetin e Vitisë.
Është nxënës i i klasës së tretë në shkollën fillore Ismajl Qemajli në Prishtinë.
Është nxënës i shkëlqyeshëm.
Kohën e lirë e kalon duke lexuar vjersha e tregime për fëmijë dhe duke shikuar filma nga bota e fëmijëve.
E do fort edhe sportin.
Në moshën shtatë vjeçare shkroi librin Pasuria e fshatarit, një rrëfim interesant për fëmijë i shoqëruar me ilustrime.
Ky është libri i dytë, një tufë me rrëfenja për fëmijë.
Jeton në Prishtinë.