(2L ONLINE) – Një rast i dhunës familjare është raportuar nga policia të ketë ndodhur në rrugën “Skifter Arifi”, në Gjilan. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se ankuesja F.K.SH ka raportuar Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, ku ka pësuar lëndime trupore.
“E njëjta deklaron se bashkëshorti i saj vazhdimisht ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, ajo ka qenë e detyruar të kërkoj ndihmën e mjekut. Njësitet sektoriale kanë arritur ta arrestojnë te dyshuarin F. B., gjatë intervistës janë gjet prova të qëndrueshme rreth rastit, i njëjti ka deklaruar se ka qenë nën ndikim të alkoolit, në kohën kur ka shkaktuar dhunë në ndaj gruas së tij”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, me urdhër te prokurorit PTH-e, DPKP, i dyshuari, pas intervistimit është ndaluar në Qendrën e Mbajtjes për 48-orë. Rasti ka kaluar në Gjykatë. /2L ONLINE/