Superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka arritur rekorde të reja në Ligën e Kampionëve. Ronaldo ishte realizator i golit të tretë në fitoren e Juventusit prej 3:0 në “Allianz Arena” ndaj skuadrës gjermane, Bayer Leverkusen.
Me këtë gol ai ka shënuar golin e 127-të në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo është bërë futbollisti i parë që shënon kundër 33 skuadrave të ndryshme në Ligën e Kampionëve, duke ia kaluar rivalit të tij, Lionel Messi.
Ndërsa, është barazuar me ish bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Raul Gonzalez. Edhe legjenda spanjolle, tashmë i pensionuar ka shënuar kundër 33 skuadra të ndryshme në Ligën e Kampionëve.
Ky është sezoni i 14-te radhazi që shënon gol në kuadër të kësaj gare evropiane.