Pak javë pasi investoi në zingjir hotelesh, ylli portugez Cristiano Ronaldo në Madrid ka hapur një klinikë të transplantit të flokëve.
Gruaja e tij, Georgina Rodriguez do ta ketë poziten e menaxheres se këtij spitali.
“Përveç futbollit jam i pasionuar për shëndetin, teknologjinë dhe hulumtimin, janë fusha në të cilat kam dashur të investoj. Doja që klinika të ndodhej në Madrid, një qytet ku jetova për shumë vite” ka thënë Ronaldo.
Nuk është hera e parë që Ronaldo i investon paratë në një biznis privat, pasi ai është bashkëpronar në një zingjir hotelesh në Spanjë dhe Portugali, ka markën e tij personale të eshjeve të brendshme, gjinseve dhe të veshjeve për fëmijë CR7 Junior. Ronaldo ka edhe linjën personale të parfurmeve me firmën e tij, ndërsa tani është zgjeruar edhe në fushën e shëndetësisë, gjegjësisht në estetikë.