Futbollisti i famshëm portugez, Cristiano Ronaldo dhe e fejuara e tij, modelja argjentinase Georgina Rodriguez ishin pjesë e spektaklit të përvjetshëm, “MTV EMA’s Award 2019”.
Teksa, modelja Rodriguez ndau njërin prej çmimeve të muzikës, vëmendje në të njejtën kohë mori edhe super ylli, Ronaldo.
Në hyrje, cifti u pritën nga shumë gazetarë, fansa dhe fotografë, ndërsa të gjithë u befasuan me dukjen e tyre.
Georgina kishte veshur një fustan të bukur ngjyrë blu, ndërsa Ronaldo kostumin e kuq të kombinuar me ngjyrë të bardhë.
Për një moment këto ngjyra të jepnin përshtypjen e dy klubeve angleze, Manchester United dhe Manchester City apo në nivel kosovar, të Dritës dhe Gjilanit.
Përtej kësaj, nuk dihet nëse dyshja ka pasur ndonjë motiv dhe nëse kjo ka qenë përzgjedhje interesante, por ata dukeshin për bukuri bashkë dhe të dashuruar.
Ata shkëlqyen në këtë mbrëmje brenda dhe jashtë skenës, u argëtuan dhe vodhën vëmendjen e të gjithëve, sidomos në rrjetet sociale.