Aktori Robin Williams, ikona e komedive dhe fituesi i çmimit Oskar ka vdekur të hënën në moshën 63 vjeç duke u vetëvrarë. Kështu thotë edhe policia amerikane. Rreth orës 11:55 sipas kohës amerikane, një telefonatë u bë në numrin e 911 nga e cila nuk fliste personi që kishte telefonuar derisa aktori u gjend në shtëpinë e tij i vdekur në Tiburon. Ai u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes.
Shkaku i vdekjes është vetëvrasja, thonë autoritetet. Sipas zëdhënësit të tij, Williams ka qenë duke vuajtur nga depresioni dhe stresi i vazhdueshëm.
Williams ishte i njohur për rolet e tij skenike derisa kishte luajtur edhe në komedi klasike si Mrs. Doubtfire and Jumanji”. Ai fitoi çmimin Oskar për rolin dytësorë për portretizimin e karakterit të Dr. Sean Maguire në filmin “Good Will Huntig. Ai më së shumti mori famë me karakterin e Mork, një alieni në shoun televiziv “Mork & Mindy”.
Së fundmi ai ka luajtur edhe në filmin e CBS. The Crazy Ones” i cili u ndërpre pas një sezoni.