Franca djepi i qytetërimit evropian nuk bëhet me mend të budallenjve në AAK, dhe të mbaj inate, por ajo do të gjejë mjete për ta civilizuar (iluminuar) mendjen e mykur primitive në AAK dhe në disa parti tjera politike në Kosovë.
Fadil KAJTAZI
Rastin Haradinaj do ta kishin administruar më mirë tre pleq të pashkollë të Kosovës se sa Pal Lekaj dhe Ahmet Isufi @ AAK Company.
Të organizohen protesta kundër Francës dhe të shpallet ajo armik i Kosovës, këtë e bëjnë vetëm injorantët që ne i quajmë shqip budallë.
Franca, vetëm pse ajo ka zbatuar një vendim të rendit juridik ndërkombëtarë, dhe ajo çështje ka mund të zgjidhet nga tre pleq të cilët në një akshom kishin trokitur në derën e ambasadës së Francës në Prishtinë dhe njërit nga zyrtarëve të thjeshtë të ambasadës i kishin kërkuar:
“Një mashkull që na keni ndaluar në vendin tuaj, ju lutem mos naj vononi” dhe me kaq kjo punë kish marr fund dhe Ramush Haradinaj sot do të ishte në shtëpi. Por të “meqmit budallë” e AAK të prirë nga Pal Leka dhe Ahmet Isufi u ngutën që të organizojnë protesta histerike kundër Frances në Kosovë dhe Evropë, duke e shpallur armik të Kosovës. vendin i cili 77 dite ka marre pjesë në bombardimin e Serbisë, vendin i cili ka kontribuar me mjete financiare në rimëkëmbjen e Kosovës, atdheun e Bernard Kushner, mjekun e vetëm evropian i cili e akuzoi Serbinë për helmim masiv të nxënsëve shqiptarë dhe vendin i cili ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës.
Franca djepi i qytetërimit evropian nuk bëhet me mend të budallenjve në AAK, dhe të mbaj inate, por ajo do të gjejë mjete për ta civilizuar (iluminuar) mendjen e mykur primitive në AAK dhe në disa parti tjera politike në Kosovë.
Natyrisht se kjo nuk do të kthehet me armiqësi; pasojat e risocializimit të kësaj mendësie primitive do t’i vuaj Ramush Haradinaj.